
ITALI- Në zemër të Torinos, Itali, shitet panetonia më e shtrenjtë në botë. Kjo bukë e ëmbël italiane, që konsumohet veçanërisht për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, tashmë është kthyer në një simbol të luksit ekstrem, e mbuluar me fletë ari 23 karatësh dhe e zbukuruar me diamante.
Panetonia më e shtrenjtë në botë, me vlerë 700 mijë euro, iu dha si dhuratë martese nga një biznesmen indian mbesës së tij, e cila ra në dashuri me pjatën ndërsa studionte në Itali, shkruajnë mediat e huaja.
Krijuesi i “kryeveprës” është pastiçieri me origjinë gjermane Dario Hartvig, të cilit iu deshën tre ditë për ta bërë.

Panetonia e bërë nga ari është shfaqur si një simbol statusi, i lakmuar nga sheikët arabë, manjatët rusë dhe miliarderët në mbarë botën. Ky interpretim luksoz i tortës tradicionale italiane është tani një pjesë qendrore në tavolinat e më të pasurve në botë./ZËRI