Më shumë

Plazh në Tetor? Pse jo!

Edhe pse jemi në javën e dytë të Tetorit, moti këtë të diel pritet që të jetë i përshtatshëm edhe për të frekuentuar bregdetin

E.K
Plazh në Tetor? Pse jo!
Bregdeti i Durresit ne Tetor

TIRANË- Kjo e dielë pritet që të jetë me mot të kthjellët, dhe me temperatura mbi 30 gradë në mesditë, të përshtatshme pse jo dhe për të frekuentuar plazhet, edhe pse jemi në javën e dytë të Tetorit.

Vendi gjatë ditës së sotme do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira nëpër të gjithë territorin ku në zonat veriore dhe verilindore do të jenë më të theksuara.

Gjatë natës pritet që vranësirat të jenë prezente në një pjesë të mirë të territorit por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita do të sjellë sërish rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 31°C. Era do te fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB