Më shumë

Stuhi, breshër dhe shkarkesa elektrike, si do të jetë moti sot

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të lartë do të jenë prezente në veriperëndim të vendit

E.K
Stuhi, breshër dhe shkarkesa elektrike, si do të jetë moti sot
Moti me shi

TIRANË- Gjatë ditës së sotme, e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal i cili do të sjelli mot me vranësira dhe reshje shiu.

Reshjet do të bëhen prezente që në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar.

Gjatë orëve të mëditës në veriperëndim-perëndim dhe qendër reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të lartë do të jenë prezente në veriperëndim të vendit. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtesi deri në 12- 14 m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 10 deri 25°C

-në zonat e ulëta 13 deri 30°C

-në zonat bregdetare 14 deri 28°C

/Zëri.ai

Poll

MOS HUMB