
TIRANË- Ditë e sotme vendi ynë do të vijojë me mot të qëndrueshëm dhe diell gjatë ditës. Pjesa e dyte e ditës do të vijojë kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta. Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu në veriperëndim të vendit në orët e pasdites.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës shfaqet intensive me shpejtësi 11-17m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore -2 deri15 °C, në zonat e ulëta 0 deri 21°C dhe në zonat bregdetare 5 deri 21 °C./ZËRI