Më shumë

Vjeshta nuk ka ndërmend të vijë! Moti për sot

Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 8 gradë në mëngjes, në 32 gradë në mesditë

E.K
Vjeshta nuk ka ndërmend të vijë! Moti për sot
Moti me diell ne Tirane

TIRANË- Edhe pse jemi në muajin e dytë të Vjeshtës, temperaturat mbeten të larta. Orët e para të ditës së sotme do të sjellin në Shqipëri intervale të gjata me kthjellime, ku më të dukshme do të jenë në zonat bregdetare.

Ndërsa në pjesën tjetër të territorit parashikohet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash. Pas mesdite pritet që vranësirat të shfaqen në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të mbeten në zonat veriore duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu në ekstremin Verior.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB