
TIRANË- Besnikëria është një nga cilësitë më të dëshirueshme, por, sipas astrologëve, është karakteristikë për anëtarët e vetëm pesë shenjave të zodiakut.
Demi
Ata kërkojnë stabilitet dhe siguri në një marrëdhënie. Ata pëlqejnë të kujdesen për familjen e tyre dhe t'u japin të dashurve të tyre një "jetë perfekte". Demi zakonisht është i lidhur sinqerisht me partnerin e tyre dhe nuk do të dëshironte kurrë të rrezikonte një marrëdhënie të qëndrueshme për një aventurë të përkohshme.
Virgjëresha
Kur ndihen të dashuruar, personat e lindur nën këtë shenjë do t'i japin partnerit të tyre të njëjtën sasi dashurie që kanë marrë. Për më tepër, ata janë bujarë, të ndershëm dhe shumë të sinqertë. Edhe nëse e gjejnë veten në një marrëdhënie të keqe, Virgjëreshat zgjedhin që të ndahen para se të tradhtojnë partnerin.
Peshorja
Peshorja është një shenjë shumë e ekuilibruar që e do paqen dhe harmoninë. Pikërisht për këtë të lindurit e kësaj shenje shmangin dramat dhe konfliktet dhe janë partnerë të besueshëm. Nuk duhet ta konsideroni mirësinë e tyre ndaj njerëzve të seksit të kundërt si flirtim.
Bricjapi
Bricjapët janë racionalë dhe shumë të përgjegjshëm. Para se të bëjnë diçka, ata analizojnë çdo hap. Edhe kur e gjejnë veten në një lidhje serioze dashurie, nuk do të lejojnë që veprimet e tyre të papërgjegjshme të shkatërrojnë një partneritet të shëndetshëm. Edhe pse pjesëtarët e kësaj shenje nuk janë tepër romantikë, kur fillojnë një lidhje me dikë, janë pothuajse gjithmonë besnikë.
Peshqit
"Ëndërruesit" e Zodiakut nuk mund t'i durojnë gënjeshtrat dhe nuk do të mashtrojnë kurrë. Dashuria është bota për Peshqit dhe ata ndjejnë respekt të madh për personin me të cilin janë në një lidhje apo martesë. Është e vërtetë që u pëlqen të flirtojnë, por me Peshqit e angazhuar gjithçka përfundon me aq./ZËRI