
TIRANË- Ka ca politikanë që nuk i ndëshkon dot me votë, sepse ndëshkohen vetë sa herë hapin gojën. Një prej tyre është Lulzim Basha. Dështimet e tij nuk janë më as lajm, por mënyrë jetese. Dhe kur mendon se s’mund të bjerë më poshtë, ai vërteton të kundërtën, me zell.
*
Të jesh në opozitë prej 12 vitesh, të shkosh në një fasoneri e të takosh gra që presin një fije shprese, për një pagë më të mirë, për një pension më të dinjitetshëm, për shërbime shëndetësore e arsimore më cilësore dhe të zgjedhësh të bësh karagjozin, duhet të jesh ose politikani më i cekët i planetit, ose opozitari më idiot i këtij vendi. Ose ndoshta të dyja bashkë.
Sepse kur nuk ke as vizion, as ndjeshmëri, as ndershmëri, por vetëm fjalë boshe dhe një karrierë të ndërtuar mbi dështime, edhe paratë që mund të kesh përfituar në pushtet apo opozitë nuk të shpëtojnë dot nga një gjë: je kthyer në simbolin më banal të politikës shqiptare.
Ky është Lulzim Basha.
Dhe për ironi, edhe emrin e ka fallco. Sepse s’ka lulezuar ndonjëherë, dhe s’do lulezojë kurrë.
Njerëzit që e dëgjojnë, u mbetet vetëm ta tallin. Të bëjnë sikur qeshin me batutat e tij, sepse një politikan të tillë, që nuk e mëshiron dot, mbetet vetëm ta marrësh me një buzëqeshje.
Fundja, gjynah për të dhe ata që ka afër, gjynah për popullin që e dëgjon, gjynah dhe për vitet që kalojnë dhe ky prapë kaush mbeti./ZËRI