
SHBA- Javën e ardhshme në samitin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të ketë takime të rëndësishme. Temat që do të diskutohen në samitin dyjavor janë të shumta dhe të vështira për t'u zgjidhur. Diskutimet që do të zhvillohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së janë: lufta Ukrainë-Rusi, përmbytjet vdekjeprurëse në Libi, përplasjet e armatosura në kontinentin afrikan, kriza e në Haiti dhe ndryshimet klimaterike. Këto janë vetëm disa nga shumë temat që do të zhvillohen.
Presidenti i SHBA Joe Biden do të jetë i vetmi lider nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të marrë pjesë në takim pasi homologu i tij francez Emmanuel Macron do të qëndrojë në "shtëpi" për të pritur mbretin Charles II, gjithashtu është edhe i fokusuar në zgjidhjen e situatës në Nigeri. Edhe kryeministri britanik Rishi Sunak ka vendosur të anashkalojë Samitin– një gjë e rrallë për vendin e tij – ndërsa presidenti rus Vladimir Putin ka zgjedhur që të bojkotojë gjithashtu takimin, nga frika se mund të arrestohet kudo që udhëton.
Udhëheqësi kinez Xi Jinping nuk shkon kurrë në takime të tilla.
Megjithatë, 140 krerë shtetesh dhe qeverish janë planifikuar të marrin pjesë. 6 nënkryetarë, 4 zëvendëskryeministra dhe mbi 30 ministra shteti dhe shefa delegacionesh do të qëndrojnë gjithashtu në foltore për të mbajtur një fjalim për kombet e tyre. Mosmarrëveshjet globale midis fuqive të mëdha të OKB-së ka të ngjarë të dëmtojnë çdo mundësi për të përmirësuar marrëdhëniet mes tyre dhe për të bërë përparim në disa çështje. Ambasadori zviceran Pascale Baerisëyl vuri në dukje një rivalitet në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, përgatituni edhe që presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy të përballet me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, gjithmonë nëse ai pranon të marrë pjesë në mbledhje. Do të ketë edhe takime private, "kokë më kokë" midis Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe përfaqësuesëve të Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë. OKB-ja dëshiron ta kthejë Rusinë në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi.
"Është jashtëzakonisht e rëndësishme të luftojmë ata që po abuzojnë me autoritetin e tyre për të kufizuar demokracinë,"-u tha Guterres-gazetarëve javën e kaluar. E hëna do të ketë shumë debate mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm ose SDG, ku do të diskutohen mundësitë ppër të përmirësuar varfërinë, arsimin dhe temat shëndetësore. Publiku, nuk lejohen brenda, por ata që duan të protestojnë mund të mblidhen jashtë godinës së OKB-së.
Çdo vit, UNGA kërkon fjalime nga disa personazhe me impakt në shoqëri, kësaj here është zgjedhur tenisti Roger Federer; Princi ëilliam dhe gruaja e tij Catherine, Princesha e Uellsit.
Edhe pse duket shumë liderët botërorë kanë vetëm një javë kohë, nga e cila bota kërkon veprim dhe zgjidhje për një listë të gjatë krizash./Zëri.ai
Marrë dhe përshtatur nga CNN