TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmet e grupit Huthi ndaj Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar Mbreti Khalid në Riad.
Përmes një postimi në "X", Rama shpreh solidaritetin e Shqipërisë me Mbretërinë Saudite dhe popullin e saj, teksa pëcolli ngëshëllimet për familjarët e viktimave. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile, duke paralajmëruar se këto akte kërcënojnë paqen rajonale.
Në përfundim, Rama kërkoi që përgjegjësit "Huthët" të mbajnë përgjegjësi, ndërsa bëri thirrje për ndalimin e menjëherëshëm të këtyre sulmeve. Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite fajësoi rebelët Huthi të mbështetur nga Irani në Jemenin fqinj.
Reagimi i plotë:
Shqipëria dënon me forcën më të madhe sulmet e Huthëve kundër Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar Mbreti Khalid në Riad.
Qëndrojmë vendosmërisht në krah të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe popullit të saj. U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe u urojmë të gjithë të plagosurve shërim të shpejtë.
Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Këto akte kërcënojnë paqen rajonale dhe sigurinë e rrugëve jetike të transportit ndërkombëtar. Huthët dhe sponsorët e tyre të mirënjohur të terrorit në Teheran duhet të mbajnë përgjegjësi. Bashkësia ndërkombëtare duhet të flasë me një zë të vetëm dhe të qartë: këto sulme duhet të ndalen menjëherë.
Albania condemns in the strongest terms the Houthi attacks against Saudi Arabia, including the deadly assault on Riyadh’s King Khalid International Airport. We stand firmly with the Kingdom of Saudi Arabia and its people. Our deepest condolences go to the families of those killed, and we wish all the injured a swift recovery. There can be no justification for attacks on civilians and civilian infrastructure. These acts threaten regional peace and the security of vital international transport routes. The Houthis and their wellknown sponsors of terror in Teheran must be held accountable. The international community must speak with one clear voice: these attacks must stop immediately.
— Edi Rama (@ediramaal) October 11, 2026
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 309 të tjerë janë plagosur nga një sulm në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, njoftuan autoritetet lokale. Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite fajësoi rebelët Huthi të mbështetur nga Irani në Jemenin fqinj.
Sulmi është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara. Menjëherë pas sulmit të së shtunës pasdite, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se po vlerësonte nëse SHBA-të duhet t'u bashkohen sulmeve saudite kundër rebelëve. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, e cilësoi atë si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve./ZËRI
