Politikë

Akuzat për blerje sondazhesh? Agron Shehaj nuk tërhiqet nga parashikimet: Bela, 4 mandate në Tiranë i kemi të sigurta!

Ndërsa, si përgjigje ndaj këtyre akuzave, Shehaj publikoi një video në rrjetin social “Facebook”, duke parashikuar se partia e tij, i ka 4 mandate të sigurta në Tiranë.

I.F
Akuzat për blerje sondazhesh? Agron Shehaj nuk tërhiqet nga
Agron Shehaj

TIRANË- Kreu i Partisë “Mundësia", Agron Shehaj rezulton si lideri i tretë më i pëlqyer dhe Partia e tij renditet e treta në disa sondazhe që kanë dalë në media gjatë javëve të fundit. Opinioni publik, gazetarë por edhe rivalët e tij, i kanë parë këto sondazhe me dyshim. ZËRI ka publikuar edhe një shkrim të detajuar për këto dyshime. Ndërsa, si përgjigje ndaj këtyre akuzave, Shehaj publikoi një video në rrjetin social “Facebook”, duke parashikuar se partia e tij, i ka 4 mandate të sigurta në Tiranë. Ai shprehet se mandatet i ka të sigurta, pasi dallon nga partitë e tjera sepse “nuk premton qiqra në hell”. Më tej, Shehaj shtoi se rezultati i mandateve është vetëm fillimi, pasi njerëzit e kuptojnë se nuk janë si të tjerët.

“Normale, Bela 11.5% në Tiranë. E kanë marrë të gjithë vesh Bela. Si ia dolëm? Sepse ne dallojmë nga të gjithë të tjerët. Nga një anë, ne jemi njerëz punëtore, kemi treguar me jetën tonë që jemi njerëz punëtorë, jemi të ndershëm. Dhe nga ana tjetër, ne nuk premtojmë qiqra në hell. Nuk i themi askujt se do të vijë qeveria dhe do t’i bëjë të gjithë të pasur, themi thjesht që njerëzit kanë nevojë që t’ia dalin në vendin e tyre. Duan thjeshtë që të vijë dikush dhe t’iu heqi shtetin nga kurrizi. Ky është mesazhi ynë. Ky është mendimi ynë. Kjo është ideja jonë. Do ti Bela që kaq mjafton, që njerëzit të thonë po këta nuk qënkan si të tjerët. Këta thontë thjesht të vërtetën, atë që ne duam, po të ngulësh këmbë, dhe po mos të ndjekësh të tjerët në popullizma dhe në mashtrime, njerëzit të vlerësojnë. Dhe del rezultati i sondazheve, po ky është vetëm fillimi Bela. Në datën 12 maj, do të habiten Bela, do ta shikosh. 11.5% kthehen në 4 mandate në Tiranë. Do ta shohim në 11 maj. Sepse, tani pasi thanë se nuk kemi për t’ia dalë, pasi thanë që njerëzit nuk na mbështesin, tani i gënjejnë njerëzit, duke thënë që do na vjedhin votat, ditën e numërimit. Do ta shikojmë, do ta shikojmë. Aty do të na keni. S’ka asnjë shans. Zero shanse që votat e Partisë “Mundësia” të preken”, tha Shehaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB