Politikë

Arrestimi i Frederica Mogherini, Zhupa: Masterizohen për korrupsion në Shqipëri! Boçi: E tundët si shembull suksesi

Ajo pretendon se iu dhanë dhe 17 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për tu ndërtuar.

F.I
Arrestimi i Frederica Mogherini, Zhupa: Masterizohen për korrupsion në
Ina Zhupa

TIRANË-Arrestimi i Federica Mogherinit, ish-nënkryetare e Komisionit Evropian dhe njëherësh rektore e Kolegjit të Europës u diskutua në seancën plenare nga deputetja demokratike, Ina Zhupa. Demokratja deklaroi se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar një leje zhvillimi për një kampus universitar që u zhduk de iu dha Kolegjit të Evropës. Ajo pretendon se iu dhanë dhe 17 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për tu ndërtuar.

Ina Zhupa: Sot e kuptuam të gjithë se çfarë nënkuptojmë me standard evropian, nënkuptojmë me standard Evropian nqë keni adoptuar me Frederica Mogherini. Që e keni rektore në Kolegjin e Evropës. Jam në një dilemë, nëse këta janë të korruptuar dhe zgjedhin si shokët e tyre për të bashkëpunuar në Shqipëri apo vijnë dhe masterizohen nga mjeshtrave qeverisë për tu korruptuar. Bëhet fjalë për një vendim, i Këshilli Kombëtar të Territorit që ka miratuar një leje zhvillimi për një kampus universitar që u zhduk de iu dha Kolegjit të Evropës. Iu dhanë dhe 17 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për tu ndërtuar. Si mund ta fusnim këtë në diskutimin e rendit të ditës për të diskutuar se ku kanë shkruar taksat e shqiptarëve.

Ndërkohë edhe deputeti Luçiano Boçi u shpreh se është arrestuar një person që për vite me radhë qeveria e ka treguar si shembull suksesi, kur në fakt rezultoi e kundërta.

Luçiano Boçi: Një ndër problemet më të mëdha për qytetarët shqiptarë, krahas problemeve të tjera që dalin, është pikërisht korrupsioni. Dhe në fakt shqetësimi që ngriti zonja Zhupa është shqetësim i drejtë. Nuk është arrestuar thjesht një zyrtare europiane dhe ne të mbyllim sytë dhe veshët. Është arrestuar drejtoresha e kolegjit europian, që ju na e keni tundur si shembull suksesi, megjithëse ky kolegj ka rrëmbyer tokën e kampusit të Universitetit Publik të Tiranës. A ka shqetësim më të madh qytetar sesa ky. Pastaj shqetësimi tjetër që vjen, sigurisht është drejtësia. Kryeministri shqiptar është i vetmi kryeministër që hedh në gjyq sistemin e drejtësisë që e ka nxjerrë nga sqetulla e vet. Me të cilën, ose me të cilin krenohet, ose krenohej se tash normal, jeni turr të gjithë këtij sistemi të drejtësisë. Dhe ky është shqetësimi bazik i qytetarëve shqiptarë.

Poll

MOS HUMB