Politikë

Berisha mbyll fushatën në vendlindje: Sot qeveris argati i Vuçiç! Tropojasit s'duhet të votojnë PS

Në fjalën e tij Berisha u bëri thirrje banorëve të mos votojnë Partinë Socialiste, pasi kjo do të ishte tradhti.

F.I
Berisha mbyll fushatën në vendlindje: Sot qeveris argati i
Sali Berisha

TROPOJË-Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi këtë të dielë takimin përmbyllës të fushatës në vendlindjen e tij, në Tropojën, që sikurse tha, nuk do e ndërronte me asnjë vend tjetër.

Sali BerishaEdhe 1 mijë herë, po të zgjidhej vendlindja, nuk do zgjidhja kurrë një vend tjetër përveç Tropojës. Por, unë vij sot në Tropojën Madhështore, në një kohë kur madhështia e vendit dhe Tropojës ka bjerrur si rrallë herë në historinë e saj, kur këtë tokë të bekuar e braktisin çdo muaj djemtë dhe vajzat e saj. Sot në Tropojë pasuritë e saj nuk janë të qyfterëve, taksat e tyre nuk shkojnë për rroga dhe pensione, sot vendi qeveriset nga konglomeratë, e pushtetit me krimin. Tropoja është vendi i njerëzve krenarë, atdhetar. Sot, në Tiranë qeveris një njeri që bota e ka quajtur kryeministri me i mirë i Serbisë pas Pashiqit, qeveris një argat i Vuçiçit. 

Në fjalën e tij Berisha u bëri thirrje banorëve të mos votojnë Partinë Socialiste, pasi kjo do të ishte tradhti.

Sali Berisha: Mos votoni për Pashiqin shqiptar sepse keni tradhtuar gjakun e sakrificat e të rënëve. Rama nuk ka asgjë shqiptare. U ndry 3 muaj pa dalë para asnjë gazetari e donte t’ju mashtronte me buf, kënetë, çyryk, zhapinj. Kërkonte që të zezat që ju ka bërë ju t’i mbulojë si hokatar. Me banalitete, me tallje. Por kë tallte ai? Tallte qytetarin. Organizonte mbledhje si në vitet ’50 veçmas me burrat e veçmas me gratë.

Poll

MOS HUMB