Politikë

Berisha takim me emigrantët në Milano: Vota juaj do të shpëtoj kombin!

Gjatë fjalës së tij, Berisha iu bëri thirrje emigrantëve të marrin pjesë në votimet për zgjedhjet parlamentare më 11 maj.

I.F
Berisha takim me emigrantët në Milano: Vota juaj do të
Sali Berisha

MILANO- Kryedemokrati Sali berisha zhvilloi një takim me emigrantët shqiptarë në Milano, Itali. Gjatë fjalës së tij, Berisha iu bëri thirrje emigrantëve të marrin pjesë në votimet për zgjedhjet parlamentare më 11 maj. Kryedemokrati u shpreh se vota e diasporës nuk është vetëm për një parti, por edhe për ndryshimin e pushtetit.

“Miqtë e mi!

Shqipëria, këto vite, nuk them se u bë vend i mallkuar, por u bë vendi nga i cili shqiptarët largoheshin dhe vetëm largoheshin. U bë vendi nga i cili në 10 vite u larguan më shumë shqiptarë se kurrë në historinë e kombit, 45% e tyre. U bë vendi në të cilin, shqiptarët u vidhisën nga biset e varfërisë dhe mjerimit të paparë, që nga kohërat e diktaturës së egër staliniste.

Por, çdo gjë e ka një fund, diktaturat nuk jetojnë dot. Viti 2025 erdhi. Vitin 2025, e shpall sot para jush vitin e bekuar të diasporës shqiptare. Vitin e shqiptarëve të lirë që kudo në botë ngritën lart emrin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Vitin e shqiptarëve që përsërisin me vete se, do t’i dalin zot Shqipërisë. Vitin tuaj, njerëz të suksesit, që erdhët drejt të së panjohurës, dhe me mundin, djerësën, gjeninë tuaj krijuese u shndërruat në punëtorë të ndershëm, fituat respekt dhe dinjitet në këtë vend, u bëtë mjekë, inxhinierë, studiues, akademikë, biznesmenë të shkëlqyer.

Jeni pra, komuniteti më i integruar në këtë vend.

Viti 2025, është viti i diasporës shqiptare, sepse këtë vit ju i bëni Shqipërisë, i bëni kombit, i bëni familjeve tuaja ndër dhuratat më të bukura, më të çmuara që keni bërë në jetën tuaj. Këtë vit, ju me votën tuaj, me vullnetin tuaj të palëkundur firmosni fitoren e PD dhe opozitës shqiptare, firmosni rotacionin, firmosni fundin e narko diktaturës. Vota juaj, nuk është votë vetëm për një parti, nuk është votë vetëm për ndryshimin e pushtetit, është votë për ndryshimin e dheut tuaj, për shpëtimin e kombit nga një katastrofë të cilën e zhyti narkodiktatura.

Miq, historia edhe përsëritet. Në vitin 1992, shqiptarët me votën e tyre u ndanë nga diktatura oruelliane-staliniste, më e keqja që kishte parë Europa pas luftës së Dytë Botërore. Në atë lëvizje ishin studentët liberatorë, ata që u bënë promotorët e fitores. Në vitin 2025, jeni ju shqiptarët e diasporës, njerëz të lirë, atdhetarë të flaktë që po bëheni promotorë të fitores së 11 majit! Zoti ju bekoftë!”, tha Berisha./ZËRI

Poll

MOS HUMB