
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje, edhe pse pa e përmendur me emër, kryedemokratit Sali Berisha. Në Facebook, në rubrikën "Sy m'sy", Rama premton se nuk do të bashkojë votat me Partinë Demokratike për të "shkrirë" Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo pasi kryedemokrati ka premtuar se nëse vjen në pushtet do të shkrijë SPAK, të cilën e cilëson si organizatë kriminale. Pasi i ktheu përgjigje negative kryedemokratit, kryeministri iu kthye edhe njëherë komenteve të qytetarëve duke u shprehur se nuk mban përgjegjësi për ministrat dhe zyrtarët e tij, të cilët dalin para përgjegjësisë. Po ashtu, theksoi edhe njëherë se nga ana e tij nuk do të ketë dorëheqje.
PJESË NGA PRONONCIMI:
View this post on Instagram
Komentuesi: Populli kur erdhe ti kishte besim, po dolet te gjith hajdutë,,,thua nuk kam pergjithesi kush vjedh...esht njesoj si ai tranjeri qe skuadra vetem humb dhe te thoj nuk mbaj përgjegjësi,,, dhe mos te kesh vjedh ti prap s'ka me moral jep dorëheqjen
Rama: Populli besimin e tregon me votë. Që kur erdha në detyrë ma ka thënë besimin 9 herë. Ky popull nuk mendon se duhet që të jap dorëheqjen sepse udhëhoqa pavarësimin e drejtësisë sepse populli priste pikërisht këtë; fundn e pandëshkueshmërisë. Të dolën të gjithë hajdutë thua ti? Unë jam pasur nja 60 ministra. Deri tani 2 ministra të mandatit të parë janë dënuar që yhy nuk mbahen mend. 1 tjetër është në paraburgim kur mund të ndiqej mjaft mirë në gjendje të lirë, por nuk është i dënuar dhe një tjetër ka marrë arratinë për t'i shpëtuar drejtësisë. Ata janë pasqyrë e vullnetit politik. E njëjta logjikë vlen edhe për nja 250 kryetarë bashkie. Tani të vijmë tek përgjegjësia. Edhe në një familje, përgjegjësia është individuale. Ata që duan ta kthejnë përmbys reformën janë ende përballë nesh dhe bëjnë përbetimin publik se me 11 maj do të reagojnë duke e shkrirë fare SPAK. Natyrisht nuk kanë për të marrë votën dhe SPAK nuk kanë çfarë ti bëjnë. Nga ana tjetër jemi të palëkundër në mbështetje të drejtësisë së re. Drejtësia të bëjë detyrën e vetë dhe ne nuk bëjmë avokatinë e asnjërit. Por ka ardhur koha që të ngremë zërin standatet demokratike të proceseve sepse pavarësia u arrit. Tani historia na i ka mësuar të gjitha, mjafton që të duam të mësojmë historinë.