Politikë

Ceremonia e lamtumirës për Janullatos bën bashkë Ramën dhe Berishën, në mes i ndan Mitsotakis

Megjithatë, edhe pse shumë pranë, dy liderët kanë shmangur përshëndetjen ose bisedën me njëri-tjetrin.

F.I
Ceremonia e lamtumirës për Janullatos bën bashkë Ramën
Sali Berisha dhe Edi Rama

TIRANË-Ceremonis mortore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos kanë bërë bashkë politikën shqiptare. Për herë të parë pas një periudhe të gjatë, kryeministri Edi Rama dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, janë takuar së bashku për të nderuar Kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Në foton e mëposhtme shihen dy liderët e partive kryesore në vend, Kryeministri Edi Rama dhe kryeopozitari Sali Berisha të ulur pranë njëri-tjetrit. Në mes të tyre ndodhet kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.   

Ceremonia e lamtumirës për Janullatos bën bashkë Ramën
Berisha, Rama dhe Mitsotakis
Ceremonia e lamtumirës për Janullatos bën bashkë Ramën
Berisha, Mitsotakis dhe Rama

Megjithatë, edhe pse shumë pranë, dy liderët kanë shmangur përshëndetjen ose bisedën me njëri-tjetrin./ZËRI

Poll

MOS HUMB