Politikë

Dalin emrat e parë! Kush janë kandidatët e listës së mbyllur, Sula mbetet jashtë, si renditen aleatët

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike, është miratuar një listë paraprake për kandidatët, e cila nis me kryedemokratin Sali Berisha në krye të listës së Tiranës.

k.m.
Dalin emrat e parë! Kush janë kandidatët e listës së
Pamje nga selia blu

TIRANË- Dalin emrat e parë, kandidatë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike, është miratuar një listë paraprake për kandidatët, e cila nis me kryedemokratin Sali Berisha në krye të listës së Tiranës. Jashtë listës së mbyllur të Tiranës mbeten Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi, të cilat janë propozuar të lihen në listën e hapur. Jashtë listës është lënë edhe Hysen Kadiu, i cili ka vendosur që të tërhiqet fare nga gara për deputet. Në Elbasan, duket se nuk ka një vend të sigurtë as për Dashnor Sulën, por nuk dihet nëse do të jetë pjesë e listave të hapura. Por ndryshe nga demokratët, ashtu siç e kishte premtuar, Berisha ka vendosur në vende të sigurta kandidatët për deputetë nga partisë aleate. 

LISTAT 

Qarku Durrës:

Oerd Bylykbashi

Gent Strazimiri

Artan Luku ( kandidat i Agron Dukës)

Manjola Luku

Igli Cara

Qarku Fier:

Gazment Bardhi

Luan Baçi

Eduart Sharka

Brunilda Haxhia (PL)

Saimir Korreshi

Qarku Tiranë:

Sali Berisha

Belind Këlliçi

Albana Vokshi

Flamur Noka

Fatmir Mediu

Jozefina Topalli

Edi Paloka

Tedi Blushi

Klevis Balliu

Besart Xhaferri

Erisa Xhixho

Qarku Korçë:

Ivi Kaso

Ledina Aliolli

Bledjon Nallbati

Qarku Elbasan:

Tomor Alizoti

Edmond Haxhinasto

Klodjana Çapja

Blendi Himçi

Aurel Bylykbashi

Qarku Berat:

Eno Bozdo

Zija Ismaili

Qarku Kukës:

Flamur Hoxha

Qarku Gjirokastër:

Tritan Shehu

Qarku Lezhë:

Agron Gjekmarkaj

Elda Hoti

Qarku Shkodër:

Luçiano Boçi

Greta Bardeli

Ramadan Likaj

Kliti Hoti

Qarku Dibër:

Xhelal Mziu

Denisi Vata

Qarku Vlorë:

Bujar Leskaj

Atird Hoxha

Ina Zhupa

Vangjel Dule

Poll

MOS HUMB