Politikë

Drejtori i Burgjeve: Nga 2026, të burgosurit seancë me videocall në gjyqe!

Qose njoftoi se në seancat gjyqësore të burgosurit dhe të paraburgosurit nuk do të jenë më të pranishëm në sallë. 

F.I
Drejtori i Burgjeve: Nga 2026, të burgosurit seancë me videocall
Klevis Qose

TIRANË- Drejtoria e Burgjeve parashikon të realizojë seanca gjyqësore me videocall nga burgu për personat me rrezikshmëri të lartë, pa i transportuar drejt gjykatave. Kreu i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka raportuar në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026, ku njoftoi se në seancat gjyqësore të burgosurit dhe të paraburgosurit nuk do të jenë më të pranishëm në sallë. 

Qose: Sa i përket buxhetit për vitin 2026, tavanet buxhetore janë në masën 9.76 miliardë lekë. Kemi një revolucion në sistemin e burgjeve në Repubikën e Shqipërisë, për sistemin dixhital të punës, duke përfshirë edhe risinë për realizimin e seancave gjyqësore me videocall. Të gjitha seancat gjyqësore do të realizohen me videocall, kjo sjelll një përfitim ekonomik dhe kursim ekonomik për shoqërimin e të burgosurve dhe paraburgosurve në seancat gjyqësore, por edhe për pagesat e orëve shtesë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB