Politikë

Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit! PD braktis votimin, Rama në Kuvend

Teksa Partia Demokrati braktisi sallën në shenjë bojkoti për votimin, kryeministri Edi Rama u paraqit në Kuvend për të votuar.

F.I
Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit! PD braktis votimin, Rama në
pamje nga Kuvendi

TIRANË- Kuvendi ka zgjedhur Endri Shabanin Avokat të Popullit me 85 vota pro. Kryeparlamentari Niko Peleshi hapi votimin për prezencën, por opozita refuzoi dhe u largua nga salla. 

Teksa Partia Demokrati braktisi sallën në shenjë bojkoti për votimin, kryeministri Edi Rama u paraqit në Kuvend për të votuar.  Pasi është zgjedhur Endri Shabani si Avokat i Popullit, Rama është larguar nga salla.

Votimi për kandidatët:

Tartar Bazaj / 1 pro / 79 abstenim, 7 kundër

Aranita Brahaj / 4 pro, 76 abstenim, 7 kundër

Skënder Haluci / 1 pro / 72 abstenim, 14 kundër

Adriana Kalaja / 0 pro / 69 kundër, 17 abstenim

Beism Ndregjoni / 0 pro, 61 abstenim, 25 kundër

Endri Shabani / 85 vota pro, 0 abstenim, 3 kundër

Poll

MOS HUMB