
HIMARË- Eurodeputeti grek Fredi Beleri ka vëzhguar nga afër procesin e numërimit të votave në Himarë. Beleri shfaqet krahë kreut të PBDNJ, Vangjel Dule.Pas nisjes së procesit të numërimit të votave në Himarë, të dy ata kanë shkuar në qendrën e KZAZ. Deri më tani, PS po kryeson ndaj PD-ASHM.
Kujtojmë se Fredi Beleri u dënua me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet e 14 Majit 2023 në Himarë, teksa sipas dy shkallëve të GJKKO u provua se pagoi 400 euro për 8 vota.
Ai u arrestua më 12 maj 2023, por edhe pse nga qelia, arriti të fitojë zgjedhjet e 14 Majit. Por nuk u betua si kryebashkiak i Himarës pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij. Edhe pse kurrë nuk u lejua të betohej si kryebashkiak, Atij iu dha leje nga drejtoria e Burgjeve që të bënte betimin si eurodeputet në Parlamentin Europian, si përfaqësues i Greqisë./ZËRI