
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka folur për largimin e deputetit Dashnor Sula nga PD dhe kalimin te koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”. Berisha e ka quajtur këtë si vajtjen te një patericë e Ramës. Berisha një përgjigje kishte dhe për komentet e Ramës, i cili tha se Sula nuk përshtatet me kënetën, referuar opozitës. Kreu i PD tha se mbrojtja e kryeministrit ndaj Sulës është puthja e Judës.
Sali Berisha: Një pjesë, nuk është e vërtetë se kanë braktisur se nuk janë në zonë të sigurtë. Një pjesë e tyre, më përpara kanë bërë të ditur se nuk do të hyjnë në garë. Dhe cilido, le të bëjë një check up tek lista e kandidatëve që kanë hyrë në garë. Pra, kanë preferuar të vazhdojnë jetën e tyre private. Në tërësi, deputetët kanë pranuar verdiktin e listës. Tani, uk po flas për ndonjë që nuk e pranoi verdiktin, po unë mendoj se beteja kundër Edi Ramës zhvillohet, jo nga opozitat e opozitës, se ato janë vetëm për të ndihmuar Edi Ramën, po ajo zhvillohet në gjirin e aleancës më të fuqishme që ka njohur Shqipëria, ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’. Mbrojtja e kryeministrit është puthja e Judës për Dash Sulën, i cili ka karrierën e tij. Por, mendoj se, hapi që bëri, të rreshtohet me opozitën e opozitës, pra de facto, me një patericë të Edi Ramës nuk është zgjidhja, në vlerësimin tim. Megjithëse unë, e theksoj këtu, respektoj zgjedhjen si thelbin e lirisë të çdo individi.
Deputeti Dashnor Sula u largua nga Partia Demokratike, duke kaluar në krah të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, që drejtohet nga Adriatik Lapaj. Sula është vendosur i 19-i në listën e hpaur të Elbasanit./ZËRI