Politikë

“Iliri mbetet shoku im i rinisë”/ Pandeli Majko tregon pse s'ka shkuar për të takuar në burg Metën dhe Veliajn

Pandeli Majko shprehu gjithashtu keqardhjen për situatën e Metës dhe theksoi se nuk do ja uronte askujt që të kalonte përmes asaj që ai ka përjetuar, madje as armikut të tij më të egër.

k.m.
“Iliri mbetet shoku im i rinisë”/ Pandeli Majko tregon pse
Pandeli Majko

TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Tiranë, Pandeli Majko ka komentuar burgosjen e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në një intervistë të dhënë për "News24", Majko foli për Metën duke iu referuar si koleg dhe "shok të rinisë". Madje shtoi se diferencave mes tyre, Meta mbetet miku i tij dhe dikush qëe ka njohur për një kohë të gjatë.

Majko shprehu gjithashtu keqardhjen për situatën e Metës dhe theksoi se nuk do ja uronte askujt që të kalonte përmes asaj që ai ka përjetuar, madje as armikut të tij më të egër.

"Ai bëri shkollën e elefantëve. Ai krijoi Partinë e Dhelprave. Por gjithsesi mbetet miku im i rinisë. Dhe sipas mënyrës time, atë që i ka ndodhur nuk ia uroj as armikut tim më të egër,"-tha Majko.

I pyetur nëse ka tentuar të takojë në burg Metën apo kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, Majko u shpreh negativisht duke dhënë edhe shpjegimin e tij.

"Jo! Mendoj që jo se më mungon guximi, por mendoj se keqkuptimi do të ishte i madh në korridoret e politikës. Në korridoret e politikës 90% komentojnë atë që bëjnë 10%,"-shtoi socialisti./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB