Politikë

Konferenca dy ditore për Rindërtimin e Ukrainës! Rama në Poloni, fjalim në seancë, takim edhe me Marta Kos

Gjatë qëndrimit në Gdansk, kreu i qeverisë pritet të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me homologë

F.I
Konferenca dy ditore për Rindërtimin e Ukrainës! Rama në
Edi Rama

POLONI-Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), e cila zhvillohet më 25-26 qershor në Gdansk të Polonisë. Pjesë e konferencës pritet të jenë kryetarë të shteteve dhe qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësues të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile nga mbarë bota.

Rama do të pritet nga Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në ceremoninë zyrtare të hapjes së Konferencës, ku më pas do të mbajë një fjalë përshëndetëse në sesionin e dytë plenar të saj.

Gjatë qëndrimit në Gdansk, kreu i qeverisë pritet të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me homologë, si dhe me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos.

Poll

MOS HUMB