Politikë

Konferenca e Ambasadorëve shqiptar/ Rama: Kontributi i ambasadorëve thuajse inekzistent, fokus në integrimin në BE

Gjatë fjalës së tij, Rama foli për rolin e diplomacisë, duke vënë theksin te arritjet që janë bërë në lidhje me intergrimin e Shqipërisë në BE.

l.k
Konferenca e Ambasadorëve shqiptar/ Rama: Kontributi i ambasadorëve
edi rama

TIRANË- Ditën e sotme po mbahet në Tiranë konferenca 3-ditore e Ambasadorëve shqiptarë, e quajtur Diplo2025, “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”, ku i pranishëm është dhe vetë kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli për rolin e diplomacisë, duke vënë theksin te arritjet që janë bërë në lidhje me intergrimin e Shqipërisë në BE. Ai nuk la pa kritikuar as pjesën e diplomacisë ekonomike të Shqipërisë duke shtuar se kjo është hallka më e dobët në diplomacinë shqiptare.

“Dua të vë theksin tek domosdoshmëria për të forcuar më tej punën tonë si shërbim diplomatik në rajon në funksion të mbajtjes dhe rritjes së intensiteti të komunikimit, jo thjesht me qeverisë por me të gjithë aktorët dhe faktorët politikë apo institucional dhe shoqërorë sepse për sa i përket rajonit ne kemi interesat më të mëdha strategjike dhe detyrimin që të jemi promotorët më të vendosur të paqes dhe stabilitetit në të gjithë këtë lagje të Europës.

Një element kyç që mbetet hallka më e dobët e punës dhe shërbimit tonë diplomatik është diplomacia ekonomike, roli i përfaqësive tona është i dobët, përjashto raste shumë specifike që lidhen me vullnetin e ndonjë ambasadori, kontributi është thuajse inegzistent. Është bërë dhe një konferencë e dedikuar për angazhimin e përfaqësive tona diplomatike, por rezultate lënë shumë për të dëshiruar, ndërkohë që ky aspekt duhet te jetë prioritare dhe që t’i themi gjërat sic janë, qeveria këtu në Tiranë ua ka lehtësuar punën jashtëzakonisht”, tha Rama në takimin me amabsadorët.

Kryeministri shtoi se të gjitha trupat diplomatike të Shqipërisë, kudo që ndodhen në botë, duhet të fokusohen tek objektivi historik, integrimin e Shqipërisë në BE./ZËRI

 

 

 

Poll

MOS HUMB