TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të zhvillojë nesër një mbledhje të zgjeruar, me thirrjen e kryeministrit Edi Rama. Takimi është planifikuar të mbahet në orën 12:30, në Pallatin e Brigadave.
Në mbedhjen ku do të marrin pjesë deputetë e ministra të mazhorancës, në fokus do të jetë "Prania Besnike" dhe "Pasqyra Albania". Ndërsa në fund, pritet të bëhet të ditura edhe porositë e kryeministrit dhe kreut të Grupit, Taulant Balla.
Mbledhja vjen pas diskutimeve të zhvilluara në takimin e fundit të grupit parlamentar, ku në qendër të vëmendjes ishte votimi i reformës territoriale. Procesi u shoqërua me debate të brendshme, përpara se reforma të miratohej në Kuvend.
Axhenda
12.30 Hapja e Mbledhjes
- Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSH, Taulant Balla.
- Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.
Raportime
- Raportim mbi ecurinë e PRANISË BESNIKE.
Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
- Prezantim i PASQYRA ALBANIA.
Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Konkluzione
- Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.
- Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.