Politikë

Kryeministri Rama "shtron sofrën" dhe fton sërish studentët në dialog (VIDEO)

Për të disatën herë, kreu i qeverisë vijon me ftesat për dialog, pavarësisht refuzimit të studentëve prej disa ditësh.

zh.ll
Kryeministri Rama "shtron sofrën" dhe fton sërish
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish sot studentët për dialog, duke vendosur përpara Kryeministrisë një sofër guri dhe disa karrige. Për të disatën herë, kreu i qeverisë vijon me ftesat për dialog, pavarësisht refuzimit të studentëve prej disa ditësh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Një ditë më parë, Tirana u bë epiqendra e disa protestave. Studentë, mjekë, deputetë dhe mbështetës të Partisë Demokratike zhvilluan protesta në pika të ndryshme të kryeqytetit.

Pas disa orësh aksionesh në Tiranë, bulevardi përpara Kryeministrisë u shndërrua në një 'fushë betejë' mes policisë dhe protestuesve. Këta të fundit hodhën gurë, fishekzjarrë, molotovë dhe sende të forta, duke synuar efektivët e Policisë, bankat dhe bizneset private në kryeqytet.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur se nuk do të japë dorëheqjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB