
TIRANË- Një nga disa veprat penale që SPAK i ka ngarkuar ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbjas është ajo e “tregtimit të sekretit shtetëror”. Kjo vepër penale dyshohet se është kryer në kohën kur deputeti socialist ka qenë pjesë e Komisionit të Sigurisë. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtare, kështu që nuk ka shumë detaje se për çfarë informacioni sensitiv bëhet fjalë. Cilin informacion ka tregtuar Çrybja kur ishte deputet? Kujt ia ka shitur këtë “sekret”? Për sa para? Këto janë pyetje që ende nuk kanë asnjë përgjigje deri në një moment të dytë.
Edhe pse në Komisionin e Sigurisë nuk ka qenë deputet me kohë të plotë, por zëvendësues, sërish Çrybja ka qenë i pajisur me një certifikatë sigurie, e cila lëshohet nga DSIK.
Çfarë është “Certifikata e sigurimit të personelit” (CSP) ?
CSP, është dokumenti zyrtar i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ose i një autoriteti kompetent të sigurisë së një vendi tjetër i cili vërteton nga pikëpamja e sigurisë se një individ i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar.Pa këtë dokument, asnjë person, edhe pse deputet, nuk lejohet që të marrë pjesë në mbedhjet e Komisionit, që hera-herës me dyer të mbyllura diskuton çështje shumë të rëndësishme për vendin.
Një sekret të tillë, Çyrbja e ka shitur! Për këtë vepër, sipas Kodit Penal të Shqipërisë, rrezikon dënimin me gjobë ose me burg deri në 10 vite. Nga të tre akuzat e SPAK, kjo është më e rënda./ZËRI