Politikë

Kuvendi nis me dënimin e Hagës për liderët e UÇK-së, Peleshi: E dhimbshme për Kosovën dhe historinë tonë

Kryeparlamentari Niko Peleshi mbajti fjalën hapëse, ku u shpreh se vendimi ishte i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën, por dhe për historinë dhe kujtesën tonë kombëtare.

F.I
Kuvendi nis me dënimin e Hagës për liderët e
Niko Peleshi

TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë ka nisur me një deklaratë të përbashkët lidhur me vdneimin e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së. Kryeparlamentari Niko Peleshi mbajti fjalën hapëse, ku u shpreh se vendimi ishte i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën, por dhe për historinë dhe kujtesën tonë kombëtare.

Niko Peleshi: Të nderuar kolegë. Para se të fillojmë me rendin e ditës, dje Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën vendimin ndaj katër liderëve të UÇK-së. Ky vendim përbën një vendim të rëndësishëm dhe të dhimbshëm, jo vetëm për Kosovën, por dhe për historinë dhe kujtesën tonë kombëtare. Sot do të përcjellim një deklaratë të përbashkët nëpërmjet Kuvendit, ku do të shprehim mendimin e Kuvendit të Shqipërisë për këtë vendim. Komisioni për Çështjet Europiane dhe Punët e Jashtme po finalizon detajet e deklaratës.

Haga dënoi me 81 vite burg në total 4 ish-krerët e UÇK-së për krime lufte. Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan me nga 25 vite burg Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, me 18 vite Kadri Veselin dhe me 13 vite Rexhep Selimin.

Poll

MOS HUMB