Politikë

Llagami&KLGJ/ Dalin mesazhet: Veliaj në burg? Ti bëjmë gati qelinë

Mesazhet e siguruara, të shkëmbyera në aplikacionin "Signal", përmendin edhe emrin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. 

k.m.
Llagami&KLGJ/ Dalin mesazhet: Veliaj në burg? Ti bëjmë gati
Naureda Llagami dhe Klotilda Bushka

TIRANË- Publikohen mesazhet e shkëmbyera mes deputetes së Partisë Socialiste, Klotilda Bushka dhe ish-kryetares së Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagamit. Mesazhet e siguruara, të shkëmbyera në aplikacionin "Signal", përmendin edhe emrin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Në mesazhet e publikuara nga 'OraNews', duket se Bushka dhe Llagami kanë diskutuar për disa çështje duke përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. 

BISEDA 23 nëntor 2023

Llagami&KLGJ/ Dalin mesazhet: Veliaj në burg? Ti bëjmë gati

Klotilda Bushka: Unë i karikova të tërë! Veç Ramiu (Edi Rama) m’ka ngel! E lashë për në fund.

Nereida Llagami: Do e karikojë ky! Kur të jetë në formë ai.

BISEDA 17 dhjetor 2023

Llagami&KLGJ/ Dalin mesazhet: Veliaj në burg? Ti bëjmë gati

Nereida Llagami: Këtej më kanë dhënë “Ok”. Po me idenë se ka folur Ilda (Klotilda Bushka).

Klotilda Bushka: Ehu. Pse mu. E kam pas ndjesinë, por s’kisha si ta provoja. Se s’doja me e hedh poshtë, prandaj ta kërkova ty.

BISEDA 10 janar 2024

Llagami&KLGJ/ Dalin mesazhet: Veliaj në burg? Ti bëjmë gati

Nereida Llagami: Më thotë që Lali (Erion Veliaj)…

Klotilda Bushka: Filloi prapë…

Nereida Llagami: Nuk e ngrys këtë vit…

Klotilda Bushka: T’i bojmë gati qelinë.

Nereida Llagami: I ka thënë…

Por në disa mesazhe të tjera, shfaqet Llagami, e cila në cilësinë e kryetares së KLGJ-së, kërkon që të fusë në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të vëllanë e saj, Lurand Llagamin. Kësaj here, mesazhet i përkasin periudhës dhjetor 2023 dhe janar 2024.

BISEDA 16 DHJETOR 2023

Llagami&KLGJ/ Dalin mesazhet: Veliaj në burg? Ti bëjmë gati

Eda (Naureda Llagami): Përveç këtyre, dua SPAK-un në dorën tonë! Fiks! Më punon truri si t’i prish tani. Po lexoj për Rumaninë, Kroacinë.

Klotilda Bushka: Okk! Amon lexo!

BISEDA 6 JANAR 2024

Llagami&KLGJ/ Dalin mesazhet: Veliaj në burg? Ti bëjmë gati

Eda (Naureda Llagami): Moj, dua të fus Lurin (Lurand Llagami) te SPAK-u.

Klotilda Bushka: Uuu, poooo!

Eda (Naureda Llagami): Na duhet një rob aty!

Klotilda Bushka: Yessss!

Eda (Naureda Llagami): T’i kërkoj një takim ato...

Klotilda Bushka: Po. Amon se jemi pa njeri hiç andej!

Eda (Naureda Llagami): Po prra. Se po hyri Luri (Lurand Llagami)

Klotilda Bushka: Burri i kësaj!

Eda (Naureda Llagami): Është i omël!

BISEDA 7 JANAR 2024

Eda (Naureda Llagami): Lajmi më parë nga Luri (Lurand Llagami). Për këtë të Lurit.../ZËRI

Poll

MOS HUMB