Politikë

Mbërrijnë fletët e votimit për diasporën, në 9 prill nis përgatitja e zarfeve

Dërgimi parashikohet të përfundojë më 17 Prill dhe iu mbërrin emigrantëve për 1-3 ditë.

F.I
Mbërrijnë fletët e votimit për diasporën, në 9
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Kanë mbërritur në Shqipëri fletët e votimit për diasporën, të cilat u printuan në Slloveni. Më herët Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka sqaruar procedurën e përgatitjes së këtyre fletëve disa ditë më parë. 

Fletët e votimit për votuesit jashtë vendit janë vendosur në parkun Olimpik ndërsa mbushja e zarfeve pritet të nisë të mërkurën. Dërgimi parashikohet të përfundojë më 17 Prill dhe iu mbërrin emigrantëve për 1-3 ditë. Përgatitja e fletëve të votimit do të monitorohet me kamera 24/7. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se nga data 15 deri më 25 Prill do të bëhet shpërndarja e tyre.

PROCEDURA

Brenda zarfit të shërbimit postar, emigrantët do të gjejnë zarfin për kthimin e fletës së votimit në KQZ, udhëzuesin, listën me numra të operatorit të shërbimit postar, Zarfin B, Zarfin A që gjendet brenda Zarfit A dhe fletën e votimit, të palosur brenda Zarfit A. Më pas rekomandohet konfirmimi i marrjes së zarfit nëpërmjet llogarisë në PER. Më tej, emigrantët mund të plotësojnë fletën e votimit, ku ata mund të votojnë vetëm për partinë ose për koalicionin e partive apo vetëm për një nga kandidatët, emrat e të cilëve gjenden në listat e hapura.

Pasi të jetë plotësuar fleta e votimit, ajo mund të ripaloset dhe të futet në Zarfin A. Qytetarët duhet të sigurohen ta ngjisin Zarfin A. Më pas Zarfi A do të futet brenda Zarfit B dhe të sigurohet që edhe ky i fundit të ngjitet.  

KQZ lajmëroi se së shpejti do të publikojë një video për të orientuar votuesit si të plotësojnë fletën e votimir dhe gjithashtu njofton zgjedhësit të mos shkruajnë asnjë shënim mbi zarfet, ku do të futet fleta. Emigrantëve shqiptarë iu sugjerohet që brenda 3 ditëve nga marrja e zarfit ta postojë në KQZ, pasi zarfet që vijnë pas orës 19:00 më datë 11 maj, nuk do të numërohen./ZËRI

Poll

MOS HUMB