
FIER-Ka përfunduar numërimi për votën preferenciale në Fier. Përveç pesë deputetëve nga lista e mbyllur, janë 7 të tjerë nga lista e hapur që arritën të fitojnë mandatin. Edhe Zegjine Çaushi, që u bë e njohur për replikat e saj me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin, arriti të ruante mandatit, duke fituar kështu për herë të parë në Kuvend.
Sot kandidatja Zegjine Çaushi ishte e pranishme gjatë numërimit të votave në Parkun Olimpik. Ajo ishte në garë të ngushtë me kandidaten tjetër të PS, Maldrita Bardho.
Kandidatët e PS nga lista e hapur që fituan mandat:
Ceno Klosi – 16638
Klevis Jahaj – 12696
Asfloral Haxhiu – 11622
Antoneta Dhima – 6860
Elton Korreshi – 5966
Ramion Kurti – 3622
Zegjine Çaushi – 4074.
Nga pesë kandidatë që ishin në listën e mbyllur të Partisë Demokratike – Koalicioni për Shqipërinë Madhështore, vetëm katër prej tyre fituan mandatin pas 42693 votave të grumbulluara: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshi./ZËRI