Politikë

Nën hetim për fshehje pasurie/ Monika Kryemadhi shkon në SPAK me vajzën: Erdha të marr dosjen!

Kësaj here, teksa futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Kryemadhi ishte e shoqëruar nga vajza e saj e madhe, Bora Kryemadhi.

k.m.
Nën hetim për fshehje pasurie/ Monika Kryemadhi shkon në SPAK me
Monika Kryemadhi në SPAK

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është rikthyer sot në SPAK. Kësaj here, teksa futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Kryemadhi ishte e shoqëruar nga vajza e saj e madhe, Bora Kryemadhi. Teksa futej për në ambientet e SPAK, Kryemadhi u shpreh se kishte ardhur për të marrë dosjen. 

Nesër, për çështjen do të mbahet edhe seanca në Apelin e GJKKO-së. Meta e ka marrë disa javë më parë dosjen duke dërguar të birin, Besar Metën që të tërheqë CD-në nga SPAK. Ndërsa Kryemadhi ka zgjedhur që të shkojë vetë, e shoqëruar nga e bija.

Gati një muaj më parë, Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa edhe pse me të njëjtat akuza me Metën, është lënë në “detyrim paraqitje” për shkak të gjendjes së saj shëndetësore./ZËRI

Poll

MOS HUMB