Politikë

Paratë e krimit në fushatë dhe rrjetet sociale! OSBE/ODIHR nis monitorimin: Mbi 300 vëzhgues

Zannier, deklaroi se ekipi i tij do të vlerësojë të gjitha aspektet e zgjedhjeve, përfshirë edhe përdorimin e mundshëm të parave të krimit në fushatë.

F.I
Paratë e krimit në fushatë dhe rrjetet sociale! OSBE/ODIHR nis
Lamberto Zannier

TIRANË- Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka nisur zyrtarisht monitorimin e procesit zgjedhor në Shqipëri. Drejtuesi i misionit, Lamberto Zannier, deklaroi se ekipi i tij do të vlerësojë të gjitha aspektet e zgjedhjeve. Gjatë konferencës për mediat ai bëri me dije se për monitorimin e procesit zgjedhor të 11 majit do të angazhohen 300 vëzhgues afatshkurtër dhe 26 vëzhgues afatgjatë, që do të shpërndahen në 12 qarqet në Shqipëri.

“Zyrtarisht ne sot hapim misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve të 11 Majit. Do të jenë 12 ekspertë, 26 vëzhgues afatgjatë prej 10 Prillit në të gjithë vendin. 300 vëzhgues afat shkurtër vinë disa ditë para 11 Maj. Ne do të shikojmë zbatimin e standardeve për zgjedhjeve demokratike e në zbatim të kodit zgjedhor shqiptarë. Monitori zbatimi kuadrit zgjedhor përfshi fushatën në rrjetet sociale përfshi mbulimin mediatik dhe zbarkimin e rekomandimeve të mëparshme të OSBE-ODIHR. Dy javë para datës së zgjedhjeve ne do të prezantojmë një raport paraprak,"- u shpreh Zannier.

Lamberto Zannier, drejtuesi i misionit të OSBE/ODIHR është pyetur ditën e sotme nga gazetarët nëse do të ketë në fokus dhe çështjen e ‘parave në fushatën elektorale’. Sipas drejtuesit të misionit një nga çështjet më në fokus të ekipit të tij do të jetë dhe ky fenomen. Zannier, deklaroi se ekipi i tij do të vlerësojë të gjitha aspektet e zgjedhjeve, përfshirë edhe përdorimin e mundshëm të parave të krimit në fushatë.

Kreu i misionit theksoi se një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga ODIHR në proceset e mëparshme zgjedhore, si dhe monitorimit të fushatës në rrjetet sociale.

"Do të monitorojmë nga afër të gjitha aspektet e zgjedhjeve, si kuadri ligjor, zbatimi i fushatës edhe në rrjetet sociale, puna e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet, mosmarrëveshjet dhe mbulimi mediatik në përgjithësi. Si pjesë e këtij procesi do të jenë edhe takime me përfaqësues të shtetit, partive politike, shoqërisë civile, medias dhe faktorit ndërkombëtar”, u shpreh Zannier.

Zannier tha se do të do të jetë bashkëpunues me autoritetet dhe metodologjia e tij do të mbështetet në stardardet e vendosura për vëzhgimin zgjedhor. Në monitorimin e procesit zgjedhor janë shpalosur masa nga Prokuroria e Përgjithshëm, Policia e Shtetit dhe SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB