Politikë

Pas Librazhdit edhe Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton propozimin e PS-së për Territorialen, PD bojkoton

Ndërkohë disa këshilltarë socialistë dhe përfaqësues të partive aleate kërkuan rikthimin e Manzës dhe Sukthit në statusin e qytetit, duke kërkuar një riorganizim të statusit të këtyre njësive.

F.I
Pas Librazhdit edhe Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton propozimin e
Bashkia Durrës

DURRËS-Durrësi është bërë vendi i dytë, i cili miraton projektvendimin për reformën e re territoriale të propozuar nga Partia Socialiste. Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi vetëm me votat e socialistëve projektligjin, ndërsa opozita u largua nga salla para procesit të votimit. 

Përfaqësuesit e opozitës dhe Partisë së Lirisë kanë kërkuar që në mbledhje të paraqitej edhe alternativa e propozuar nga Partia Demokratike. Ndërkohë disa këshilltarë socialistë dhe përfaqësues të partive aleate kërkuan rikthimin e Manzës dhe Sukthit në statusin e qytetit, duke kërkuar një riorganizim të statusit të këtyre njësive.

Në përfundim, projektvendimi për reformën territoriale u miratua me 28 vota të këshilltarëve të majtë të pranishëm në sallë. Jashtë ambjenteve të Këshillit u zhvillua edhe një protestë nga banorët kundër projektit TID.

Projekligji i PS synon të ketë më pak bashki, por me territore më të mëdha, ku brenda tyre do të ketë qytete dhe njësi administrative që do të menaxhojnë më afër shërbimet për banorët. Sipas draftit, propozohet bashkimi i 15 bashkive dhe Shqipërisë i shtohen edhe 6 qytete: Kastrati, Bushati, Ulza, Krasta, Miloti dhe Golemi. Ndërkohë nga 15-ta bashkitë e prekura nga projektligji i PS, vetëm Këshilli Bashkiak i Librazhdit votoi pro bashkimit të bashkive Prrenjas dhe Librazhd.

Poll

MOS HUMB