TIRANË-Opozita ka bllokuar foltoren, pasi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, kërkoi ndryshimin e rendit të ditës për votimin e dekreteve për emërimin e ministrave të rinj. Pas kërkesës së tij demokratët u ngritën në këmbë, teksa Sali Berisha zuri foltoren për të folur. Përpos kaosit në sallë, Parlamenti ka votuar për shkarkimet dhe emërimet e reja në kabinetin e qeverisë.
Shkarkimi i ministrave
Belinda Balluku 85 vota
Elisa Spiropali 83 vota
Pirro Vengu 81 vota
Albana Koçiu 83 vota
Besfort Lamallari 83 vota
Toni Gogu 82 vota
Emërimet
Albana Koçiu zv/kryeministre 83 vota pro 3 kundër
Ferit Hoxha ministër i Jashtëm 83 pro 4 kundër
Besfort Lamallari ministër i Brendshëm 83 vota pro 4 kundër
Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes 83 vota pro 6 kundër
Toni Gogu ministër i Drejtësisë 83 vota pro 5 kundër
Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë 83 vota pro 6 kundër
Eriona Ismaili ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin 82 vota pro 4 kundër