Politikë

PD depoziton në Kuvend ligjin për ndarjen e re territoriale: Shqipëria të ketë 100 bashki dhe 12 qarqe

Propozimi shoqërohet nga një relacion prej 168 faqesh, ku PD propozon që Shqipëria të organizohet në 100 bashki dhe 12 qarqe.

F.I
PD depoziton në Kuvend ligjin për ndarjen e re territoriale:
dokumenti

TIRANË-Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot zyrtarisht draft ligjin për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë. Propozimi shoqërohet nga një relacion prej 168 faqesh, ku PD propozon që Shqipëria të organizohet në 100 bashki dhe 12 qarqe.

"Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk e konsideron Reformën Administrativo-Territoriale një betejë për numrin e bashkive. Çështja themelore është modeli i pushtetit vendor që Shqipëria dëshiron të ndërtojë. Ne nuk propozojmë më shumë bashki për të krijuar më shumë poste. Propozojmë bashki funksionale aty ku ato janë të nevojshme për të krijuar: më shumë afërsi, më shumë demokraci, më shumë përgjegjshmëri, më shumë shërbime, më shumë autonomi dhe më shumë zhvillim. Nuk propozojmë 12 Qarqet për të krijuar një nivel burokracie. Propozojmë struktura që të krijojnë: zhvillim, koordinim, investime dhe mundësi të reja për territorin. Mbi të gjitha, nuk propozojmë një hartë që i shërben administrimit të pushtetit. Propozojmë një hartë që i shërben qytetarit, komunitetit dhe zhvillimit të territorit,"-thuhet në dokument.

PD depoziton në Kuvend ligjin për ndarjen e re territoriale:

Ndërkohë drafti i Partisë Socialiste parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Propozimi i Partisë Socialiste synon të ketë më pak bashki, por me territore më të mëdha, ku brenda tyre do të ketë qytete dhe njësi administrative që do të menaxhojnë më afër shërbimet për banorët. Ky draft është pritur me protesta në të gjitha bashkitë e prekura nga shkrirja, ndërsa vetëm disa prej tyre kanë pranuar bashkimin./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB