Politikë

Firmoset marrëveshja për hekurudhën Durrës – Rrogozhinë/ Kallas nga Tirana: Korridor mes BE dhe NATO-s

Kallas do të merr pjesë gjithashtu në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje me Bankën Evropiane të Investimeve, e cila mbështet projekte të rëndësishme infrastrukturore në rajon.

F.I
Firmoset marrëveshja për hekurudhën Durrës –
Kaja Kallas dhe Edi Rama

TIRANË-Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Tiranë. Kallas pasi u prit nga presidenti Bajram Begaj dhe më pas është takuar me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri. 

Pas takimit, Rama dhe Kallas kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat, ku Rama njoftoi edhe tematikat e bisedimeve me dyer të mbyllura. Kreu i qeverisë theksoi se u diksutua ambicia e Shqipërisë për negociatat deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin në 2030.

Edi Rama: Është kënaqësi e posaçme që të kemi sot në Tiranë në këtë vizitë të parë në vendin tonë përfaqësuesen e lartë të BE Kaja Kallas. Më vjen mirë që më në fund e mbajte fjalën, ma kishe dhënë më parë si përfaqësuese e lartë e vendit tënd, por edhe si përfaqësuese e vendeve tona. Kemi pasur një takim shumë pozitiv, mes nesh dhe BE nuk ka asnjë problem të hapur, përkundrazi kemi një linjëzim të plotë në të gjitha aspektet, gjë që shprehet mësë miri edhe në politikën e jashtme të Shqipëruarës që është në një linjë me politikën e jashtme të BE. Kemi folur për sfidën e anëtarësimit të BE, për kalendarin e dakordësuar për mbylljen e negociatave brenda 2027. Kemi folur për problematikat në rajon në një moment kur ne e kemi të domosdoshme unitetin dhe stabilitetin e rajonit, ku të gjitha vendet kanë synim të shpallur anëtarësimin në BE. Ky destinacion është pikë referimi për të kuptuar edhe politikën e ditës dhe hapat që duhet të hedhim në mënyrë që jo vetëm ne të anëtarësohemi po ri gjithë rajoni të bëhet pjesë e familjes evropiane. Kemi prekur edhe cështjen e bashkëpunimit strategjik në fushën e sigurisë. Siguria është temë qendrore në jetën e përditshme dhe në politikën e BE. Sikundër e kam ndarë edhe pak më parë, dua ta përsëris që në një anketë të bërë në BE për popullaritetin e BE rezulton se që nga 1983 mbështetja e BE nga popujt që e përbëjnë është më e larta ndonjëherë, gjë që nuk ndodhte më parë. Kjo sepse popujt e Evropës e ndjejnë që lufta nuk është një film bardh e zi i të shkuarës, por është një kërcënim real ndaj të cilit Evropa duhet të shtrëngojë radhët dhe të forcohet. Pjesë e këtij angazhimi është edhe Shqipëria në përmasën e vet.

Ndërkohë sa i përket marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës–Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, Kallas u shpreh se ky projekt do të sjellë vende të reja pune, më shumë tregti dhe do krijojë më shumë lidhje me fqinjët dhe BE-në. 

Kaja KallasHekurudha, projekti do të sjellë vende të reja pune, më shumë tregti e do t’ju lidhe me shumë me fqinjët dhe BE-në. Do të jetë një korridor i duhur mes vendeve anëtare dhe NATO për mobilitetin ushtarak, shumë i rëndësishëm ky për momentin ku ndodhemi. Vlerësoj këshillat e dhëna nga Rama në lidhje me situatën në Rajon.

Në kuadër të vizitës, Kallas do të merr pjesë gjithashtu në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje me Bankën Evropiane të Investimeve, e cila mbështet projekte të rëndësishme infrastrukturore në rajon.

Kjo është vizita e parë e Kajas në Shqipëri që nga marrja e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikat e Jashtme dhe Sigurinë. Më parë, ajo ka zhvilluar takime në Mal të Zi, ndërsa ndalesa e fundit e saj në Ballkanin Perëndimor do të jetë në Bosnje e Hercegovinë. Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, vizita e Kajas synon të thellojë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe të forcojë lidhjet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB