Politikë

"Na mbyti korrupsioni?", Rama: Po goditet, nuk po rritet...Jemi të palëkundër në këtë betejë

Sipas tij, zhvillimet e fundit dëshmojnë të kundërtën, pasi drejtësia po vepron edhe ndaj personave me funksione të larta.

zh.ll
"Na mbyti korrupsioni?", Rama: Po goditet, nuk po rritet...Jemi
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shkarkimit dhe arrestimit të Vlora Hysenit, duke u ndalur edhe te pasojat politike të këtij zhvillimi.

Rama u ndal te pasojat e këtij arrestimi, duke thënë se kjo nuk tregon se qeveria është përfshirë nga korrupsioni. Sipas tij, zhvillimet e fundit dëshmojnë të kundërtën, pasi drejtësia po vepron edhe ndaj personave me funksione të larta.

"Nuk kam asnjë gjë tjetër për të shtuar por tani kam ende për të thënë për kuptimin politik të këtij zhvillimi pasi edhe këtë herë u ngrit në kupë të qiellit një aktakuzë kundër qeverisë dhe meje personalisht, me refrenin e shfrenuar ‘;na mbyti korrupsioni. Pavarësisht bindjeve dhe kahjes së votës, fakti që drejtësia prek edhe njerëz me funksione të larta, anëtarë të qeverisë e bashkëpunëtore nuk provon se na mbyti korrupsioni apo se po shtohet. Përkundrazi. Faktet se në episodet e këtij kapituylli të ri për Shqipërinë nuk provon asesi që shumica qeverisësae është e korruptuar. Ky fakt, këto episode, kjo drejtësie e re ku kurrë më parë nuk ka pasur një lloj drejtësie të pavarur, ku ska pasur kurrë një udhëhehqej politike e interesuar për ti dhënë pavarësi apo forcë politike për ta mbështetur atë duke marrë përsipër kostot, provojnë të kundërtën e avazit që na mbyti korrupsioni. Korrupsioni po goditet nuk po rritet. Shumica e qeverisëse është e palëkundur në luftën kundër korrupsiopnit mbi të gjitha brenda rradhëve të saj. Jemi të angazhuar deri në fund, qoftë për reforma qoftë për përballimin e kostove politike që sjell angazhimi kundër korrupsioni i organeve të drejtësisë", tha Rama.

Poll

MOS HUMB