Politikë

Rama- Ballukut: Paç fatin që meriton, çfarëdo qoftë ai

Rama e falenderoi për detyrën e bërë, ndërsa i uroi fat në betejën me drejtësinë.

F.I
Rama- Ballukut: Paç fatin që meriton, çfarëdo qoftë
Edi Rama dhe Belinda Balluku

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS,teksa përfundonte fjalën e tij i ka kërkuar falje ish-zv.kryeministres Belinda Ballukut për mos pranimin e tre dorëheqjeve të dorëzuara prej saj. Rama e falenderoi për detyrën e bërë, ndërsa i uroi fat në betejën me drejtësinë.

Edi Rama: E falenderoj sot Belinda Ballukun për punën e madhe që ka bërë në detyrat që i besova për 6 vjet dhe i uroj fatin që meriton, cilido qoftë fati që meriton, në betejën ligjore në të cilën do të ketë në krah vetëm avokatët e saj. I kërkoj ndjesë për refuzimet e përsëritura të të tjera dorëheqjeve të veta. I kam refuzuar vetëm sepse drejtësia, pushteti i pavarur gjyqësor u kuturis, me ose pa dashje, këtë do ta mësojmë dhe të jeni të sigurt që po e mësova do t’ja u tregoj, në territorin e pavarësisë së pushtetit të pavarur ekzekutiv dhe legjislativ. Pushteti këtu buron nga vota e popullit dhe kjo për mua ishte dhe do jetë e patolerueshme sa të jem në këtë detyrë.  

/ZËRI

Poll

MOS HUMB