Politikë

Rama kujton humbjen me 10 vota: U bënë bashkë me kuç e me maç….

Rama kujtoi fillimet e ardhjes në pushtet dhe përballjen me rivalët politikë. 

F.m
Rama kujton humbjen me 10 vota: U bënë bashkë me kuç e me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kthyer shumë vote pas në kohë. Në fjalën e tij në mbylljen e fushatës, Rama kujtoi fillimet e ardhjes në pushtet dhe përballjen me rivalët politikë. 

"Kur ju më zgjodhët për t’ju udhëhequr këtu dhe plot dy dekada më parë, ajo majë ishte e paarritshme për shqiptarët, ndërkohë që ne socialistët ishim të shembur përtokë. Rruga na kërkoi kohë, energji, mund të madh edhe përballë thyrjeve më të forta. Ndërkohë Tirana u bë kështjella jonë ku projektonim, ndërtonim dhe transforminim pa pushim në çdo hap vrazhdësinë e injorancës armiqësore të kundërshtarëve tanë politikë. Çfarë nuk bënë dhe nuk na bënë derisa morën edhe Tiranën. Pasi u bënë të tërë bashkë, me kuç, me maç dhe me minj. Ajo përmbysje e fitores tonë me 10 vota ishte në fakt testi më i vështirë i karakterit që ne faktuam hap pas hapi. Ai rrëzim poshtërues ishte sprova e fundit përpara ngjitjes së pandalshme lart të Partisë Socialiste të Shqipërisë,"- tha Rama ndër të tjera.

Poll

MOS HUMB