Politikë

Rama niset sot drejt Romës dhe Barcelonës, takim me Melonin dhe Sanchez (AXHENDA)

Takimi me Melonin do të mbahet në orën 15:00 në Palazzo Chigi.

F.I
Rama niset sot drejt Romës dhe Barcelonës, takim me Melonin dhe
Edi Rama, Giorgia Meloni dhe Pedro Sanchez

ITALI-Kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Italinë dhe Spanjën, ku pritet të mbajë takime të nivelit të lartë me objekt diskutimi disa fusha me rëndësi të ndërsjelltë, mes tyre edhe procesi i integrimit të Shqipërisë

Kryeministria njofton se Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Romë dhe Barcelonë në datat 16–18 prill, në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë. Gjatë qëndrimit në Itali, kryeministri do të zhvillojë një takim me Kryeministren italiane, Giorgia Meloni, e më pas me Ministrin e Mbrojtjes, Guido Crosetto. Takimi me Melonin pritet të zhvillohet në orën 15:00 në Palazzo Chigi.

Ndërsa në vijim të vizitës, Rama do të marrë pjesë me ftesë të kryeministrit Pedro Sanchez, në punimet e mbledhjes së katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”, që zhvillohet në Barcelonë, Spanjë./ZËRI

Poll

MOS HUMB