Politikë

Rama porosit operatorët turistikë në Vlorë: Kujdes me çmimet, i keni bërë gropën vetes

Kreu i qeverisë theksoi se çmimet duhet të jenë në përputhje me shërbimet e ofruara dhe cilësinë, të krahasuar edhe me vende të tjera si Greqia e Spanja.

F.I
Rama porosit operatorët turistikë në Vlorë: Kujdes me
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me operatorët turistik në Vlorë, ku ka folur për çmimet e larta. Kreu i qeverisë theksoi se çmimet duhet të jenë në përputhje me shërbimet e ofruara dhe cilësinë, të krahasuar edhe me vende të tjera si Greqia e Spanja.

Edi Rama: Jemi të qartë që çmimet nuk i vendos qeveria, por çmimet duhet t’i vendosë vizioni strategjik i juaji për fatin e investimeve tuaja. Qëllimi jonë është të parandalojmë atë që u ka ndodhur të tjerëve. Si rezultat i fluksit kanë pasur mendjen e ngushtë duke menduar se njerëzit do t’i kenë aty, dhe kanë nisur të investojnë më shumë por duke dashur të përfitojnë shumë, në atë moment dhe u kanë mbetur në derë investimet se nuk u kanë ardhur më shumë njerëz. Nëse Vlora do të marrë njollën e vendit ku ti paguan më shumë se sa çfarë mund të ofrohet dhe çfarë mund të ketë edhe në Greqi e në vendet e tjera, juve i keni bërë gropën vetes! Flas për gropën e investimeve. Duhet një strategji afatgjatë, afatmesme të paktën, se si ju mund të merrni një fitim të qëndrueshëm sepse po menduat për përfitimin e momentit do t’ju kthehet në bumerang.

Poll

MOS HUMB