Politikë

Rikthehet FOLTORJA në 2026! Bardhi: Protestojmë nesër, vendos qytetari

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti dhe njëkohësisht kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, përmes një njoftimi në Facebook.

l.k
Rikthehet FOLTORJA në 2026! Bardhi: Protestojmë nesër, vendos
Pamje nga protestat e opozitës

TIRANË- Me nisjen e vitit të ri, partia opozitare më e madhe në vend do të nisë me Foltoret para Kryeministrisë. E para do të jetë nesër, më 5 janar, në orën 18:00, para Kryeministrisë. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti dhe njëkohësisht kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, përmes një njoftimi në Facebook.

“Vendos qytetari, jo pushteti! E hënë, datë 5 janar, ora 18:00, përballë Kryeministrisë”, - shkruan Bardhi.

Qëllimi vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Lideri i PD-së më 17 nëntor, ku shënon dhe momentin e parë të nisjes së ‘Foltores 2’, njoftoi se protestat do të jenë pjesë të përjavshme.

Sipas demokratëve, kjo foltore synon të diskutojë çështjet që, sipas opozitës, refuzohen në Kuvend. Berisha është shprehur edhe më parë se qëllimi nuk është vetëm shpëtimi i opozitës, por i Shqipërisë nga krimi dhe korrupsioni, duke paralajmëruar se fundi i qeverisë do të vijë nga betejat e qytetarëve në shesh./ ZËRI

Poll

MOS HUMB