Aktualitet

Rishfaqet Nesti Angoni! Anonimi që 'fundosi' Erion Veliajn, 'shënjestra' e radhës është Albana Vokshi...pritet reagimi i SPAK

Burime për mediat bëjnë me dije se dononcimi është depozituar nga anonimi "Nesti Angoni" që në fillim të shtatorit, dhe lidhet me akuzat për korrupsion dhe pastrimin e parave të fituara nga veprimtari të jashtëligjshme ndaj deputetes demokrate. 

zh.ll
Rishfaqet Nesti Angoni! Anonimi që 'fundosi' Erion Veliajn,
albana vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është denoncuar në Prokurorinë e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Burime për mediat bëjnë me dije se dononcimi është depozituar nga anonimi "Nesti Angoni" që në fillim të shtatorit, dhe lidhet me akuzat për korrupsion dhe pastrimin e parave të fituara nga veprimtari të jashtëligjshme ndaj deputetes demokrate. 

Ndërkohë, ka ardhur edhe reagimi i deputetes Albana Vokshi. Në një postim në rrjetet sociale, Vokshi është shprehur se nuk do të ndalet për të thënë të vërtetën, dhe se nuk trembet nga shpifjet dhe letrat anonime. 

"Nëse mendojnë se do të më mbyllin gojën me shpifje e letra anonime, gabohen!
Nëse mendojnë se do të më trembin me SPAK-un, gabohen!
Unë nuk hesht. Unë nuk dorëzohem. Do të flas edhe më fort!
Kundër korrupsionit.
Kundër padrejtësive.
Kundër abuzimit me pushtetin.
Ata, që këtë herë nuk guxuan as të dalin hapur, duhet ta mësojmë: Sa më shumë të më sulmojnë, aq më fort do të më dëgjojnë! As paraja, as Rama nuk i shpëton dot nga e vërteta!", shkruan Vokshi. 

Në denoncimin e siguruar nga Report Tv, thuhet se kallëzimi me objekt deputeten Vokshi, bashkëjetuesin e saj Arian Tartarin, si dhe motrën Mimoza Vokshi, përmban disa raste të dyshuara korrupsioni dhe gjithashtu skemën, e cila përdorej për të "pastruar" paratë e fituara nëpërmjet veprimtarive korruptive të kryera nga ligjvënësja demokrate dhe familjarët e saj.

“Nesti Angoni” pretendon se deputetja demokrate është përfshirë në abuzime me koncesionet në sektorin e naftës, por edhe me disa privatizime të kryera në interes të të kallëzuarve, në kohën kur Drejtoreshë e Privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë ishte Mimoza Vokshi, motra e deputetes demokrate.

Në fakt, "Nest Angoni" nuk ëshë një emër i panjohur. Ai është anonimi që 'fundosi' kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Pas një këllëzimi anonim në SPAK, Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit të këtij viti. Hetimet e SPAK kanë zbuluar se "Nesti Angoni" nuk rezulton të ketë një identitet të regjistruar në gjendjen civile./ZËRI

Poll

MOS HUMB