Politikë

Shqipëria vendi i nderit në Panairin e Turizmit në Berlin/ Rama: Kemi rritjen më të shpejtë të turizmit në Evropë

Më tej, kryeministri shtoi se në vitin 2024, vendin tonë e kanë vizituar 11 milionë turistë. 

I.F
Shqipëria vendi i nderit në Panairin e Turizmit në Berlin/ Rama:
Edi Rama

BERLIN- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, Gjermani për të marrë pjesë në Panairit më të madh Ndërkombëtar në botë të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për 2025. Rama tha se dikur Shqipëria konsiderohej si Koreja e Veriut e Evropës, por tani ka rritjen më të shpejtë të turizmit. Më tej, kryeministri shtoi se në vitin 2024, vendin tonë e kanë vizituar 11 milionë turistë. 

“Shqipëria deri më tani është me rritjen më të shpejtë me destinacioni turistik në Europë. Kemi dhe aeroportin me rritjen më të shpejtë deri tani. Shohim më në fund dhe turistët gjermanë, që po vijnë. Shqipëria nuk është më e panjohur. Jemi të lumtur të shohim rritjen e shifrave të ardhjes së turistëve gjermanë, nga 120 mijë që ishin disa vite më parë, në 374 mijë vitin e kaluar. Jemi ambiciozë për të marrë më shumë turistë gjermanë. Kemi qenë Koreja e veriut e Europës gjatë jetës sonë. Ishim tashmë të rritur kur aeroporti ynë kishte vetëm pak mijëra udhëtarë në vit dhe gjithë këtë duhet të ishin marksistë ose leninistë që të hynin në vendin tonë dhe po flas deri në 1990. Ne ishim të izoluar nga e gjithë Europa. Shifra jonë e fundit nga 2024 është 11 milionë udhëtarë që kanë kaluar shifrat e Beogradit. Për disa vite mbetemi në treshen kryesore në kartën e organizatës botërore të turizmit si destinacione me rritjen më të shpejtë. Unë besoj që ne jemi siç ka qenë njëherë Gjermania në kupën e botës, të parët”, tha Rama. /ZËRI

Poll

MOS HUMB