TIRANË- Ministrja e re e shëndetësise Evis Sala sot mori detyren e saj në krye të këtij instuticioni. Gjatë fjalës së saj, Sala u shpreh se një nga objektivët kryesore gjatë mandatit është rimbursimi i ilaçeve për pacientët me kancer. Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se kjo është e palejueshme dhe se është një ndër pikat kryesore e planit të saj, si mjeke e Onkologjikut.
"Ajo që dua të fokusoj punën time, mendoj që është e rëndësishme zgjidhja sa më parë e rimbursimit të barnave onkologjike. E palejueshme për ne që barbat onkologjike nuk janë plotësisht të rimbursueshme. Kjo është një sfidë edhe e imja. Është e bëshme. Do mbyllim rrjedhjen e mjekëve të mirë. Kam një pasion të veçantë për ristrukturimin dhe mësimdhënien e brezit të ri. Suksesi i një drejtuesi është ekipi që krijon, brezat që lë nga mbrapa. Asnjë gjë nuk bëhet vetëm, këtij oqeani të madh i jemi futur të gjithë bashkë dhe asgjë nuk është e pamundur”, tha ministrja e Shëndetësisë.
Sala ka drejtuar Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën “Gemelli” dhe është pedagoge në Institucionet e Arsimit të Lartë, ku kontribuon me përvojën e saj akademike dhe kërkimore për formimin e brezit të ri të profesionistëve të shëndetit. Sala ka një karrierë të gjatë akademike dhe kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar, ku për shumë vite ka qenë pjesë e Universitetit të Kembrixhit dhe ka bashkëdrejtuar Programin e Avancuar të Imazhimit të Kancerit dhe Programin e Integruar të Mjekësisë së Kancerit në Qendrën e Kërkimit të Kancerit në Kembrixh./ZËRI