Politikë

Ursula von der Leyen sot në Tiranë, të parin takon Begajn, pasdite konferencë me Ramën

Von der Leyen do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama

F.I
Ursula von der Leyen sot në Tiranë, të parin takon Begajn,
Ursula von der Leyen dhe Edi Rama

TIRANË-Në kuadër të turit ballkanik Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbërrin sot në Tiranë. Von der Leyen do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama, ku të zhvillojnë edhe një konferencë për shtyp në orën 17:30.

Pas Tiranës, presidentja e KE do të vijon me takimet në Kosovë me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiun dhe kryeministrin Albin Kurti. Në të njëjtën ditë, vizita do të vazhdojë edhe në Malin e Zi me presidentin Jakov Milatović dhe kryeministrin Milojko Spajiç. 

Teksa pritet takimi i Von der Leyen me Ramën e Begaj, Bashkimi Evropian po harton një plan veprimi për anëtarësimin e Shqipërisë dhe tre kandidatëve të tjerë, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia. Planet parashikojnë një rrugë të qartë, hap pas hapi, drejt anëtarësimit, me reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për përfundimin e fazave të negociatave.

Sipas këtij plani, Shqipëria do të ketë një listë të qartë reformash dhe data orientuese për përfundimin e grup-kapitujve të negociatave. Në këmbim, edhe vendet anëtare të BE-së do të kenë angazhime për të avancuar procesin.

Poll

MOS HUMB