Politikë

Veliaj në burg! Kush do ta marrë tani drejtimin e Bashkisë së Tiranës?

Një skenar i mundshëm është që një prej prej nënkryetarëve të Bashkisë mund të marrë drejtimin e institucionit

F.I

Veliaj në burg! Kush do ta marrë tani drejtimin e Bashkisë

TIRANË-Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua një ditë më parë më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK tha se Veliaj dyshohet për për "korrupsion pasiv" në 9 raste. Por tani që Veliaj ndodhet në arrest, kush do ta marrë postin e kreybashkiakut?

Një skenar i mundshëm është që një prej prej nënkryetarëve të Bashkisë mund të marrë drejtimin e institucionit, konkretisht Anuela Ristani, Andi Seferi, Keti Luarasi, Jonida Halili dhe Frida Pashako. Pas arrestimit të Veliajt një prej tyre merr detyrën e kryetarit të Bashkisë për të firmosur si titullar deri në përfundim të hetimeve dhe dhënien e vendimit të gjykatës për Erion Veliajn.

Një tjetër hap është që Këshilli Bashkiak mblidhet dhe ia delegon drejtimin njërit prej nënkryetarëve. Nuk përjashtohet as mundësia që Këshilli i Ministrave të marë vendim për ta shkarkuar kryebashkiakun. Konkretisht Këshilli i Ministrave shkarkon kryebashkiakun kur kryen shkelje të rëndë të Kushtetutës ose ligjeve, dënohet për kryerjen e një vepre penale me vendim të formës së prerë nga gjykata apo propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3 mujore.

Veliaj në burg! Kush do ta marrë tani drejtimin e Bashkisë
LIGJI

/ZËRI

Poll

MOS HUMB