Politikë

Vendimet e qeverisë: Nga projektet energjetike, investime në infrastrukturë dhe pagat në administratë

Mes vendimeve kryesore janë miratimi i ndërtimit të dy centraleve fotovoltaike në Fier, si dhe financimi i projekteve për parandalimin dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

zh.ll
Vendimet e qeverisë: Nga projektet energjetike, investime në
qeveria

TIRANË- Në mbledhjen e së enjtes, Këshilli i Ministrave miratoi 15 vendime të rëndësishme që prekin sektorë të ndryshëm, nga energjia dhe infrastruktura deri te administrata publike dhe mbrojtja.

Mes vendimeve kryesore janë miratimi i ndërtimit të dy centraleve fotovoltaike në Fier, si dhe financimi i projekteve për parandalimin dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Qeveria miratoi gjithashtu shtesa mbi pagë për punonjës të administratës dhe stafin e projektit “Smart City” nën administrimin e Policisë së Shtetit.

Një tjetër vendim lidhet me shpalljen e disa zonave në Fier dhe Gjirokastër si zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore.

Po ashtu, u vendos edhe zgjatja e pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura shqiptare në misionin e NATO-s në Letoni deri në vitin 2029.

Njoftimi i plotë:

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë 28.05.2026:

Këshilli i Ministrave vendosi:

-Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse në fshatin Povelçë, njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, nga shoqëria “FOS SOLAR”, sh.p.k

-Miratimin e listës së projekteve fituese të financuara për vitin 2026 nga fondi për parandalimin dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore, si dhe të autoritetit kontraktor për zbatimin e projekteve.

-Miratimin, në parim, të kuadrit të bashkëpunimit të Kombeve të Bashkuara  për Shqipërinë 2027-2031, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

-Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territoret e Bashkisë Gjirokastër dhe Fier.

-Miratimin e Kodit të Etikës së Vullnetarit.

-Një shtesë në vendimin Nr.325, datë 31.05.2023 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të zëvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe nëpunësve në disa institucione të Administratës Publike”, të ndryshuar.

-Njësimin e gradave ushtarake me funksionet organike në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Projektligjet:

-Për dëftesat tregtare mbi produketet bujqësore

-Miratimin e disa ndryshime dhe shtesa në ligjin NR.10093, Datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për mbështjen e Shoqërisë Civile”.

Poll

MOS HUMB