Politikë

Zgjedhjet 2025/ Celibashi: Më 11 Janar do të fillojë procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë

Celibashi u shpreh në nënkomisionin parlamentar për diasporën dhe migracionin se në datën 11 janar 2025 dhe do të fillojë procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë.

F.I
Zgjedhjet 2025/ Celibashi: Më 11 Janar do të fillojë procesi i
Ilirjan Celibashi

TIRANË-Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se, para Krishtlindjeve do të ketë një demonstrim të funksionaliteteve të platformës elektronike të regjistrimit të votuesve nga jashtë. Kreu i KQZ u shpreh se në datën 11 janar 2025 kjo platformë të jetë funksionale dhe të fillojë procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë.

“Tashmë Komisioni Rregullator pranë KQZ ka miratuar thuajse të gjitha aktet kryesore normuese me qëllim realizmin e votimit nga jashtë. Besoj që para Krishtlindjeve do të kemi një demonstrim të funksionaliteteve të këtij sistemi me qëllim që në datën 11 janar kjo platformë të jetë funksionale dhe ashtu sikurse e ka parashikuar Kodi Zgjedhor të fillojë procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë”, u shpreh Celibashi.

Vota e diasporës do implementohet për herë të parë në këto zgjedhjeve. Zgjedhjet parlamentare të ardhshme, do të zhvillohen më 11 maj 2025. Data e zgjedhjeve u dekretua nga presidenti Bajram Begaj më (5 dhjetor 2024)./ZËRI

Poll

MOS HUMB