Politikë

Hetimi i krimit zgjedhor/ Ekipi i OSBE-ODIHR në SPAK, i dhurojnë Prokurorisë pajisje kompjuterike

Pajisjet përfshijnë 25 laptopë, 25 printera/skanera dhe aksesorë, të cilat do të përdoren nga 13 grupet hetimore në terren si dhe nga struktura qendrore në Tiranë.

F.I
Hetimi i krimit zgjedhor/ Ekipi i OSBE-ODIHR në SPAK, i dhurojnë
PAMJE NGA TAKIMI

TIRANË-Delegacioni i OSBE-ODIHR, që do të monitorojë zgjedhjet e 11 Majit është paraqitur mesditën e sotme në SPAK. Ekipi me në krye ambasadorin Lamberto Zannie do të vlerësojnë të gjitha aspektet e zgjedhjeve, përfshirë edhe përdorimin e mundshëm të parave të krimit në fushatë.

Gjatë takimit me prokurorin Altin Dumani, ekipi i OSBE-ODIHR, i dhuroi Prokurorisë sete pajisjesh kompjuterike për të forcuar kapacitetet e Task-Forcës së re të SPAK-ut për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pajisjet përfshijnë 25 laptopë, 25 printera/skanera dhe aksesorë, të cilat do të përdoren nga 13 grupet hetimore në terren si dhe nga struktura qendrore në Tiranë.

Në takimin e zhvilluar sot, ambasadori Michel Tarran dhe drejtuesi Altin Dumani theksuan rëndësinë e mekanizmave të fortë institucionalë për mbrojtjen e proceseve zgjedhore. Tarran përgëzoi SPAK-un për nismën dhe përkushtimin për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore. Drejtuesi Dumani falënderoi OSBE-në për mbështetjen e vazhdueshme dhe shtoi se pajisjet do të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve të prokurorëve të posaçëm dhe hetuesve në evidentimin në kohë dhe ndjekjen efektive të krimeve zgjedhore.

Kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannie mbajti një konferencë për mediat më 2 prill ku u pyet edhe për për hetimin e krimeve zgjedhore dhe mundësinë e bashkëpunimit me SPAK për raportimin e shkeljeve. Zannier tha se do të do të jetë bashkëpunues me autoritetet dhe metodologjia e tij do të mbështetet në stardardet e vendosura për vëzhgimin zgjedhor./ZËRI

Poll

MOS HUMB